Historiku

“Karrige Pogradeci” ushtron aktivitetin në fushën e dizajnit, projektimit, prodhimit dhe tregtimin e  karrigeve dhe tavolinave për arredimin e bareve, restoranteve dhe hoteleve por edhe banesave e zyrave.

Duke kapitalizuar mbi një brand identifikues të cilësisë, mjeshtërisë e traditës pogradecare mbi prodhimin e karrigeve, tavolinave e gjithë mobilierisë bazuar në lëndën drusore, të njohur në Shqipëri prej disa dekadash, “Karrige Pogradeci” gërsheton trashëgiminë me nevojat e tregut modern.

Themeluar në vitin 2000 si degë e kompanisë së prodhimit, “Karrige Pogradeci” mbulonte sektorin e shitjes përfshi këtu aktivitetin e distribucionit dhe aktivitetin e showroom(eve) në Tiranë, Prishtinë, etj.  Me qëllim rritjen e fokusit e të specializimit në elementet e aktivitetit të distribucionit apo rritjes së gamës se shërbimeve dhe kënaqësitë së klientit në tërësi, në vitin 2017 themelohet “Karrige Pogradeci” shpk.

Duke ju përshtatur kërkesave të tregut, e ngritur tashme në nivelin e një shoqërie të specializuar, qëllimi i aktivitetit zgjerohet duke shfrytëzuar eksperiencën e ekipit në konsultimin e klientëve dhe gjetjen e zgjidhjeve më të përshtatshme në treg.

Aktiviteti

Kështu, aktiviteti i konsoliduar në brandin “Karrige Pogradeci” zotëron një integrim vertikal të disa proceseve në suport të shërbimeve të rekreacionit (HoReCa), me fokus të veçantë në sektorin e turizmit. Kompania tashmë ofron një gamë të gjerë të produkteve, duke u nisur nga kërkesat masive e në rritje të operatoreve të mëdhenj, por edhe krijimin e produktit të veçantë e me dizajn unik për klientët më kërkues.

Ky integrim vertikal, fokusi i dedikuar dhe aftësia për t’ju përshtatur dhe klientëve me kërkues, përbën një element diferencues te “Karrige Pogradeci” në tregun rajonal. Si rrjedhojë, falë edhe investimeve në teknologji, tregu i mëparshëm i fokusuar vetëm në Shqipëri, tashmë është zgjeruar e konsoliduar në tregjet fqinje si Kosova, Maqedonia, Greqia e Mali i Zi si dhe në tregje më të gjera si Zvicra, Gjermania, Anglia, etj. Mbi 30% e shitjeve e shërbimeve tashmë i dedikohen eksportit.

Përparësi janë gjithmonë klientët dhe dëshirat e tyre për të prodhuar modelet e përshtatur për ta dhe arkitektët. Modelet tona janë unike, prodhim 100 % shqiptar, me cilësi të garantuar, të rehatshme dhe në linjë me trendet e fundit. Sjellja në treg që në vitin 2015 i produkteve elitare të importit nga vende të ndryshme të botës në showroom-et tona i krijon mundësi klientëve të identifikojnë nevojat e tyre reale, si dhe i mundësojnë kompanisë të kapitalizoje mbi njohuritë dhe trendët më të reja në tregun global.

Gjithçka nis me identifikimin e nevojave të klientit e më tej suporti gjatë dizajnin e prodhimin apo gjetjen e elementeve shtesë në tregjet ndërkombëtare deri në montimin/instalimin e tyre në ambientet e klientëve.

 

“Zgjidhni Karrige Pogradeci pasi me cilësinë nuk bëjmë kompromis”